Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të dhënat e testimeve të 24 orëve të fundit tek mostrat e dyshuara për koronavirus. Rastet e reja janë të shpërndara në disa qytete, por Prishtina me 45 raste të reja, prinë përsëri me numrin më të madh të të infektuarve, raporton arbresh.info.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.
Nga ana tjetër, numri total i rasteve pozitive është 5.877 raste nga 31.541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669./arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin