Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Pas përzgjedhjes me shumicë votash të Asamblesë së Përgjithshme të Komunitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që këto lojëra të organizohen në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e quan një lajm fantastik jo vetëm për Prishtinën por për gjithë Republikën e Kosovës.
“Ky është lajm fantastik mbasi këto lojëra Mesdhetare do të jenë ngjarje e madhe sportive për krejt Kosovën.
Për zhvillimin e ngjarjeve sportive të 24 disiplinave garuese, do t’i përdorim terrenet e sallat sportive edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, e Mitrovicë. Kurse me zhvillimin e garave detare në qytetin e Durrësit, nëpërmjet një partneriteti tejkufitar mes shteteve, që po ashtu do të dëshmohet për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, do t’i shndërrojmë ato në një festë të madhe sportive për krejt kombin tonë. Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv dhe jo vetëm për mbarë kombin shqiptar” – ka deklaruar kryetari Rama./Arbresh.info/
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...