Ndërmarrja Publike Komunale, Prishtina Parking, ka bërë të ditur se nga sot, të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hapura të Prishtina Parking që pagesën e realizojnë përmes SMS-ve, do të marrin njoftim 10 minuta përpara skadimit të pagesës së parë.
“Ky njoftim do të jetë në minutën e 50-të të parkimit tuaj, duke iu dhënë mundësinë të vazhdoni me pagesën e re, ose të lironi hapësirën”, thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.
Prishtina Parking tha se ky shërbim shtesë po implementohet me qëllim që maksimalisht të evitohen gjobat ndaj klientëve, të cilët për arsye të moskujtimit për të realizuar pagesën për orën e dytë e tutje mund të gjobiten.
“N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. ka për synim që të avancojë çdo ditë shërbimin ndaj qytetarëve. Këto ndryshime dhe përmirësime në shërbim gjithmonë vijnë si rezultat i kërkesave të qytetarëve. Ka pasur raste të shpeshta ku pas skadimit disa minutësh të pagesës, konform rregulloreve përkatëse, kontrollorët tanë kanë shqiptuar gjoba për mungesë të pagesës në orën e dytë. Ne e kemi kuptuar drejtë ankesën e qytetarëve që është e vështirë që gjatë aktiviteteve të tyre, të kujtojnë kohën për ridërgim të SMS pas skadimit të kohës së paguar. Sikur edhe e kemi premtuar në diskutime me qytetarë dhe diskutime publike e media, tani më po e implementojmë SMS rikujtues që të lehtësojmë procesin e parkimit dhe pagesës për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...