Megjithëse është paralajmëruar që prej shumë vjetësh se Prishtina do ta ketë spitalin e vet, as sivjet kjo nuk pritet të ndodhë.
Qytetarët e Prishtinës trajtimin primar e marrin në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe menjëherë duhet ta marrin në shërbim terciar, pra në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Për ndërtimin e spitalit të qytetit të Prishtinës janë ndarë rreth 2 milionë e 800 euro.
Megjithatë, projekti i cili ka mbetur në nivel të premtimeve nuk pritet të finalizohet as këtë vit.
Kështu thotë për Arbresh.info, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku i cili njofton se brenda këtij viti pritet të nis vetëm ndërtimi.
Ai thotë se lidhur me çështjen është duke u pritur një plan i cili është hartuar nga një kompani.
“Jemi duke e prit planin. Planin që është një kompani duke e ndërtuar dhe ne varemi prej planit që është duke e bërë një kompani. Ne e kemi nda pronën dhe buxhetin por domethënë duhet me e prit planin që është duke e bërë një kompani”, thotë Sadiku.
Ai beson që brenda 2 ose 3 muajve do të dorëzohet plani dhe pastaj hapet tenderi teksa ka shtuar se prona është ndarë.
“Pronën e kemi ndarë, e kemi ndarë një buxhet për me nis i cili është rreth 2 milionë e 800 mijë euro buxhet se nuk mund të fillojë menjëherë. Atë diku në fund të vitit, viti shkon deri të fillojë, shprehet ai.
Lidhur me vonesën e këtij projekti ka folur edhe gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija.
Vitia për Arbresh.info tha se spitali pos që do të shërbente për qytetarët e rajonit të kryeqytetit dhe do ta lehtësonte edhe punën e stafit mjekësor në QKUK.
“Prishtina është rajoni i vetëm në Kosovë që nuk ka shërbime shëndetësore të nivelit sekondar. Këto shërbime merren në nivelin terciar, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Spitali i Prishtinës i premtuar tash e disa vite, do të shërbente për qytetarët e rajonit të kryeqytetit dhe do ta lehtësonte edhe punën e stafit mjekësor në QKUK.”, thotë Vitija.
Ai ka edhe një propozim për komunën, duke thënë që në këtë mënyrë kursehet buxheti qendror.
Vitia propozoi që të shihen kapacitetet e QKUK-së për një pjesë që mund të shërbente si spital për kursim edhe të buxhetit qendror.
Si sfidë ai e sheh edhe mungesën e personelit mjekësor.
“Megjithatë do të ishte mirë të shihen kapacitetet që i ka QKUK nëse do të mund të shërbente në ndonjë pjesë si spital i Prishtinës. Kësisoj do të mund të kursehej buxheti qoftë qendror apo i komunës. Përndryshe sfidë do të jetë edhe stafi mjekësor duke e pas parasysh ikjen e mjekëve të rinj nga Kosova.”, thotë ai, gjatë një prononcimi për Arbresh.info
Gazetari Vitija kërkon që të merren parasysh shumë faktorë para nisjes së këtij projekti.
“Prandaj para se të nis ndërtimi i spitalit do të duhej të merren parasysh shumë faktorë, dhe të mos nis si projekt e pastaj të ndalet në gjysmë sikurse ka ndodhur shumë herë me projekte të ngjashme.”, thotë Vitija.
Premtimi për ndërtimin e këtij objekti ishte dhënë para 5 viteve nga ministri i asaj kohe Shëndetësisë, Uran Ismajli dhe që atëherë është projekt i cili ka mbetur vetëm në nivel të premtimeve.
Më 14 mars 2023, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook pati shkruar se spitali i Prishtinës do të nis në 2023. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Spitali i Prishtinës po vjen .Sot u bë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit”, kishe shkruar Rama. /Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...
Rovena rikthen këngën e saj të parë