Prishtina ‘ngulfatet’ nga ajrit i ndotur

09:03 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Cilësia e ajrit në vend po vazhdon të mbetët shqetësuese për qytetarët.

Sipas matjeve të fundit të orës 08:00 të Ambasadës amerikane, cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme dhe ka arritur në shkallën 153, shkruan “Zëri.info”.

Me uljen e temperaturave ndotja e ajrit në Kosovë ka shënuar rritje të madhe, duke e radhitur kështu Kosovën ndër vendet e para të botës me ndotjen më të madhe të ajrit.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme ka reaguar edhe drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), Naser Ramadani.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi e të mos hapin dritaret.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme