Google ADS

Prishtina nesër shënon Ditën e Tokës, mbillen 800 drunj për një ditë

17:59 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nesër komuna që ai drejton do të shënojë Ditën e Tokës dhe se do të mbillen afër 800 drunj për një ditë.

Ahmeti ka ftuar qytetarët që me vetiniciativa ta shënojnë këtë ditë në lagjet e tyre.

Postimi i plotë:

Nesër me 22 Prill, shënojmë Diten e Tokës. Falemnderojmë asambleistin Adrian Berisha që me një grup bashkëpunëtoresh ka arritur me i organizu dhjetëra organizata e biznese me i mbjell afër 800 drunjë për një ditë. Ju ftojmë që me vetëiniciativa ta shënoni këtë ditë në lagjen tuaj. Si komunë sivjet do të mbjellim afër 5000 drunjë. E së shpejti me iniciativen që bashkarisht ti mbjellim 38 mijë drunjë për një vit. Falemnderit të gjithëve.

P.S. ju ftojmë të na bashkangjiteni me familjet tuaja në aktivitetet e ndryshme“, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme