Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të trafikut

11:52 | 10 Janar 2025
E.K

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se sot është nënshkruar Marrëveshja për gjobat dixhitale të trafikut me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe rregullin në kryeqytet.

“Sot nënshkruam Marrëveshjen për gjobat dixhitale të trafikut me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës. Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe rregullin në kryeqytet, duke modernizuar mbikqyrjen dhe rregullimin dhe duke minimizuar kundërvajtjet në trafik. Kryeqyteti me hapa të shpejtë drejt modernizimit”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme