Google ADS

Prishtina në terr

17:57 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Qytetarë të shumtë të Prishtinës janë ankuar se që nga ora 17:00 në disa pjesë të kryeqytetit ka mungesë të energjisë elektrike.

Abresh.info ka kontaktuar  KEDS-in lidhur me këtë. NË përgjigjen e tyre thuhet se  pjesa qendrore e kryeqytetit ka mbetur në terr për  shkak të prishjes së një aseti të KOST-it.

“KEDS njofton se pjesa qëndrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes në nënstacionin 110/35 kV, aset i KOSTT’it. Prishja ka ndodhur rreth orës 17:00”, thuhet në përgjigjen e KEDS.

Sipas njoftimit ky problem pritet të rregullohet brenda 30 minutash

“Ekipet e KOSTT’it janë duke punuar që të bëjnë transferimin e frunizimit në Transformatorin nr 2. Kjo pritet të ndodhë brenda 30 minutash, kur edhe konsumatorëve pritet tu kthehet energjia”, njofton KEDS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme