Prishtina është e mbushur me fëmijë të cilët kërkojnë lëmoshë. Rrugëve të qytetit, afër semaforëve por edhe nëpër kafene, ku ata hyjnë për të kërkuar para nga qytetarët. E për këta fëmijë, në kryeqytet do të ndërtohet një qendër trajnimi.
Janë ndarë 370 mijë euro për ndërtimin e kësaj qendre, përmes së cilës do të synohet të zgjidhet çështja këtyre fëmijëve
“Hajt pash Zotin, Allahu ta rujt familjen”, “Nimomni bre vllazen e motra”, “A ki 10 centë”, “A mi jep 20 centë te blej ni kifle”, janë vetëm disa nga lutjet e fëmijëve të cilat i dëgjojmë çdo ditë kur kalojmë rrugëve të Prishtinës.
Të zbathur e me rroba të leckosura dalin për të kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e qytetit. Duart e këtyre fëmijëve zgjaten çdo ditë para kalimtarëve, prej të cilëve me lutje të ndryshme, e nganjëherë edhe me të shara, kërkojnë pak para.
Shpesh herë ka pasur dilema se a duhet t’u ndihmohet me para këtyre fëmijëve. Pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur pas fëmijëve që kërkojnë lëmoshë kanë qëndruar individë apo grupe kriminale.
Duket se qëndrimit të fëmijëve nëpër rrugë po i vije fundi. Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën Terres de hommes, do të ndërtojnë një qendër e cila do të ofrojë shërbime ditore ku fëmijët lëmoshë kërkues do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.
Kjo qendër është paraparë të jetë rreth 200 ketra katror, ndërkaq sipas komunës plan-programi do të jetë sipas një modeli të specializuar për fëmijët në situatë rruge. Ky plan-program është hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë.
Komuna ka bërë të ditur se buxheti i ndarë prej 37 mijë eurosh, është ndërlidhur për stafin profesional, objektin për qendrën dhe shërbimet për fëmijët në situatë rruge dhe familjet e tyre. Mirëpo, ata thonë se pas bisedave me donatorët potencial, ky buxhet mund të revidohet.
Ndërkaq në mesin e aktiviteteve të cilat do të realizohen janë edhe aktivitetet psiko-sociale për fëmijët, këshillim psiko-social për fëmijët si dhe mësimi shtesë apo klasat parapërgatitore për fëmijë.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Munishi, ka thënë për Gazetën Express se kjo qendër synon të ofrojë shërbime për të plotësuar nevojat bazë të fëmijës dhe familjes.
“Përmes kësaj qendre do të tentojmë të zvogëlojmë numrin e orëve të qëndrimit ne rruge të fëmijëve dhe të punojmë me të gjithë familjen që fëmijët të mos të dalin më në rrugë. Qendra do të ofrojë shërbime ditore ku fëmijët së bashku me profesionistët të cilët do të punojnë në qendër do të përzgjedhin shërbimet apo aktivitetet në të cilat do të marrë pjesë”, ka thënë Munishi.
Ai thekson se evidentimi i fëmijëve në nevojë do të bëhet përmes dy ekipeve mobile (punëtorëve social dhe psikologëve), në Prishtinë dhe Prizren, të cilët punojnë për identifikim dhe ofrim të shërbimeve për fëmijët në situatë rruge.
Munishi ka thënë se janë identifikuar 175 fëmijë në situatë rruge në Prishtinë dhe Prizren nga qershori i vitit 2018 deri në dhjetor të po atij viti.
“Terre des hommes ka arritur të identifikojë mbi 175 fëmijë në situate rruge në Prishtinë dhe Prizren nga Qershori 2018 deri në Dhjetor 2019. Rreth 111 fëmijë të cilët janë identifikuar në rrugët e Prishtinës deri me tani kanë përfituar nga disa shërbime bazike të parapara me modelin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge të hartuar nga Terre des hommes në Kosovë”, ka thënë ai.
Ndërkaq policia thotë se problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës sidomos në kryeqytetin e Prishtinës. Fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmoshë nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por sipas informacioneve dhe përvojave nga tereni një numër më i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë.
Sipas ligjit për Rend dhe Siguri Publike dukuria e kërkim lëmoshës është kundërvajtje.
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...