Google ADS

Prishtina merr pjesë në konferencën e 44 -të të policive së kryeqyteteve europiane

13:16 | 28 Maj 2024
R J
Në Tallin të Estonisë nga data 21 deri me 24 maj 2024, janë zhvilluar punimet konferencës së 44-të e Policisë së kryeqyteteve europiane.

Në këtë konferencë bashkë me shefa të policisë së kryeqyteteve evropiane, kanë marrë pjesë perfaqësues nga Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, Shefi I Sektorit Rajonal për Operativë, Major Bekim BISLIMI si dhe Shefi I Sektorit Rajonal për Resurse, Major Driton IMERI.

Gjatë konferencës, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinë pati privilegjin të bëjë prezantimin mbi sfidat që paraqiten në rastet e trafikimit me armë ilegale në Kosovë dhe Ballkanin jug-perendimor, prezantim ky që u prit me shumë interes nga të pranishmit.

Tema tjera të diskutimit në këtë konferencë ishin shkëmbimi i eksperiencave policore me kryeqytetet europiane me qëllim të gjetjes së mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve europiane në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ku janë specifikuar:

– Trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe atyre të luftës, nga grupet e strukturuara kriminale;

– Rreziqet që lidhen me kalimin e paligjshëm të kufirit nga shtetasit e huaj dhe sfidat për riatdhesimin e tyre;

– Sfidat për të ardhshmen lidhur me policimin modern, përshtatja në rekrutim të gjeneratës “Z”.

Konferenca e 44-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Europiane, ka mbyllur punimet me miratimin e deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, prej disa pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës.
Konferenca e radhës, të zhvillohet në vitin 2025 në Madrid të Spanjës, ndërsa në vitin 2026 në Helsinki-Finlandë.


Të ngjashme