Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti së bashku me nënkryetarin Muhedin Nushin kanë mbajtur konferencë për medie qëllimi i së cilës kishte të bënte me prezantimin e aplikacionit online për Trafikun Urban, raporton arbresh.info
Kryetari i Komunës se Prishtinës Shpend Ahmeti tha se qëllimi i kësaj konference ka të bëjë me digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët duke shtuar se këto shërbime po shtohen.
“Kemi kënaqësinë ta prezantojmë aplikacionin e ri për Trafikun Urban dhe tashmë është i gatshëm për t’u downlodu”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ky aplikacion ka në vete autobusët e rijnë. Kurse nënkryetari Muhedin Nushi tha se ky aplikacion mundëson përcjelljen në kohë reale të autobusëve live.
“Ky projekt është ndarë në tri faza kjo është faza e parë ndërsa faza e dytë është njoftimi digjital në stacionin e autobusëve ku qytetarët do të dinë në kohë reale se kur do të vijnë autobusët dhe faza e tretë pagesat qe do të bëhen në mënyrë digjitale dhe më nuk do të kemi pagesa me bileta”, ka thënë ai.
Në konferencë u tha se me këtë aplikacion qytetarët edhe do të mund të shkruajnë për problemet dhe sugjerimet që kanë.
Po ashtu u tha se shpresojnë që në vitin 2018 do ta përfundojnë edhe fazën e tretë e cila ka të bëjë me pagesa të cilat mund të bëhen edhe përmes sms./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...