Për herë të parë, qyteti i Prishtinës po implementon shtylla “Smart” në kuadër të një projekti me një kosto prej 2.5 milion euro.
Në një intervistë për arbresh.info zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku thekson se ky projekt është një përpjekje e përbashkët e Prishtina Parking dhe kryeqytetit, dhe synon ta transformojë Prishtinën në një “Smart City”.
Sipas tij ky projekt ka për qëllim të sjellë ndriçim inteligjent dhe wi-fi falas për shumë qytetarë.
“Shtyllat “Smart” është projekt i përbashkët i Prishtina Parking si bartëse e projektit dhe nga kryeqyteti si politikë menaxhuese dhe premtim i kryetarit Rama, ku shumica e qytetit të kthehet në “Smart City”, një prej pikave kyçe dhe implementimi të këtij premtimi e zbatimi të tij. Funksioni i saj është i shumëfishtë dhe shumë dimensional, e ndër kryesorët është që do të ketë ndriçim “Smart” do të ketë wi-fi falas për një pjesë të madhe të qytetarëve, ku në një shtyllë mund të kyçen deri në 500 persona njëkohësisht ka butona emergjent dhe kanë edhe senzorë për parkingjet përreth që janë afër Prishtina Parkingut që detekton hapësirat që janë të zbrazura për parking zonën e lirë që është për tu parkuar”, thotë Lushaku.
Lushaku thotë se deri tani janë vendosur 10 shtylla , dhe pritet që deri më 15 dhjetor të përfundojë instalimi i 40 shtyllave të tjera.
“Zonat e Prishtinës që do të përfshihen në këtë projekt janë ato qendrore themi zona qendër, Luan Haradinaj, rruga Agim Ramadani, rruga UÇK tek Rruga B, e kështu me radhë. Janë 50 të tilla që do të vendosen. Deri tani janë vendosur mbi 10 ndërsa pritet që të vendosen edhe 40 të tjera dhe pritet që të funksionalizohet deri më 15 dhjetor. Ky projekt ka kushtuar 2.5 milion euro”, pohon Lushaku.
Në fund Lushaku tregon se menaxhimi i shtyllave do të bëhet nga Prishtina Parking, e cila është përgjegjëse për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre
“Menaxhimi i këtyre shtyllave do të bëhet nga bartësi i projektit pra “ Prishtina Parking”, komuna e ka kryer pjesën e vetë. Këto shtylla si përpunim është produkt vendor materiali që është përdorur është produkt vendor”, përfundon Lushaku.
Ndryshe, ky projekt do të kontribuojë gjithashtu në menaxhimin e mbeturinave, duke instaluar sensora që do të informojnë operatorët e shërbimit të pastrimit për nevojën e grumbullimit të mbeturinave./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...