Google ADS

Prishtina me 29 raste të reja, pas saj Prizreni

15:21 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Prishtina sërish po prin me numrin e banorëve të saj të infektuar me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 78 raste të reja, shkruan portali arbresh.info.

Në këtë shifër 29 janë nga Prishtina, e përcjellë nga Prizreni me 7 e pastaj Ferizaj me 6 e Deçani me 5.

Komunat tjera kanë me nga tre raste e dy.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme