Pak ditë para 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Prishtina ka njoftuar se do të marrë pjesë në Paradën e Shqiptarëve, që do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur lajmin dhe ka theksuar se Tirana do të mirëpresë miqtë nga Prishtina për të festuar së bashku 112 vjet pavarësi dhe krenari kombëtare.
“Prishtina i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Prishtinës për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare. Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve”, shkruan Veliaj.
Në një mesazh, përfaqësuesja e komunës së Prishtinës ka ndarë disa detaje rreth pjesëmarrësve në këtë ngjarje. Ajo ka njoftuar se do të jenë rreth 200 artistë që do të sjellin energjinë e Prishtinës në kryeqytet./Arbresh.info
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...