Google ADS

Prishtina hyn në karantinë, qytetarët ua mësyjnë marketeve

16:06 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

Qytetarët e Prishtinës sot kanë nxituar të shkojnë nëpër markete.

Shkak i fluksit të madh që ndodhë në markete është furnizimi me produkte ushqimore për shkak të vetë-izolimit të cilit i është kërkuar qytetarëve nga pandemia e koronavirusit.

arbresh.info sot ka qëndruar në një marketet në Kosovë, ku ka parë nga afër numri e shtuar të konsumatorëve të cilët nxitojnë të bëjnë blerjet.

Egzon Karaqica, menaxher i pikës së Interex  në një prononcim për portalin arbresh.info tha se sot ka pasur një numër të madh të qarkullimit ta qytetarëve për tu furnizuar me produkte ushqimore për shkak karantinimit.

Po ashtu Karaqinca tha se po mundohen t’i zbatojnë rregullat e qeverisë, si distanca, dezinfektimi, mbajtja e maskave mbrojtëse të punëtoreve.

Ndryshe kujtojmë se Prishtina ka hyrë në karantinë që nga mbrëmë për shkak të 20 rasteve të cilat rezultuan pozitiv me Covid-19 duke e çuar totalin në kryeqytet në 47./E.Haxhiu/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme