Komuna e Prishtinës është shpërblyer me Çmimin e Artë në Çmimet Gjermane për Dizajn 2024.
Çmimi është ndarë për transformimin që kanë pësuar hapësirat publike të kryeqytetit gjatë organizimit kulturor ‘Manifesta’ dhe është pranuar nga kryetari Përparim Rama dhe arkitekti italian, Carlo Ratti, shkruan Arbresh.info.
Rama ka falënderuar arkitektin Ratti për punën e tij të jashtëzakonshme në Prishtinë me transformimin e hapësirave publike, nga vende të braktisura në vende me shumë gjallëri, disa prej tyre tashmë janë bërë institucione të përhershme.
“Ishim shumë me fat që Manifesta 14 u zhvillua në Prishtinë në vitin 2022. Përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane në njëzet e pesë vende të ndryshme, qyteti u shndërrua në një muze në natyrë, duke angazhuar komunitetin tonë në art dhe punëtori, ndërsa tërhoqi mijëra vizitorë dhe turistë. Manifesta la jo vetëm një shenjë të pashlyeshme mbi Prishtinën, por gjithashtu katalizoi ndërhyrje të vazhdueshme me impakt siç është ringjallja e ish-Fabrikës së Tullave dhe transformimi i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, ka thënë Rama.
Rama gjithashtu tha se transformimi i këtyre hapësirave publike ka treguar potencialin e madh të Prishtinës për ndryshime pozitive në një kohë të shkurtër./Arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë