Në Prishtinë dhe në disa qytete tjera vazhdon të ketë mjegull edhe në orët e mëngjesit të së enjtes.
Një ditë më parë, Prishtina ishte qyteti i katërt me ajrin e ndotur, gjersa sot në orët e mëngjesit, në ranglistën e IQAir, ndodhet në vendin e 13.
Indeksi i ajrit në Prishtinë në ora 08:47 ishte 162, që cilësohet me ajër të pashëndetshëm.
Nga qytetet e rajonit, me ajër të ndotur është edhe Sarajeva, në vendin e tretë me indeksin e ajrit 233 që konsiderohet shumë i pashëndetshëm.
Ndërkaq, Shkupi ndodhet në vendin e 16-të, me indeks 154 që konsiderohet si ajër i pashëndetshëm. /Telegrafi/
Prelec: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi në pritje
Pacolli fiton rastin e Hotel Grandit: Qeveria e Kosovës dety...
Në Shqipëri do të kufizohet përdorimi i automjeteve
Miftaraj e sheh të pamundur moscertifikimin e Listës Serbe
Pas shfaqjes së virusit HMPV në Kinë, reagon OBSH-ja
Kurti me ministrat vizitojnë Gjakovën