Google ADS

Prishtina e Podujeva sot mund të kenë ndërprerje të ujit

07:21 | 7 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot gjatë ditës mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës.

Sipas kompanisë, kjo mund të ndodhë për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë – FPU Albanik.

Njoftim për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës

Prishtinë, 6 gusht – Për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë – FPU Albanik , gjatë ditës së nesërme 7 gusht 2021, e shtunë , ju njoftojmë se mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës.
Faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme