Google ADS

Prishtina e mbështet Albin Tahirin në Lojërat Olimpike “PyeongChang2018”

14:45 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar Festivalin Olimpik të  Kosovës “PyeongChang2018”në sheshin “Zahir Pajaziti”,në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Në këtë shesh të Prishtinës është e ndërtuar një fushë me akull sintetik e cila do të përdoret për patinazh dhe do të promovohen edhe sportet tjera.

Qytetarët e Kosovës përgjatë 16 ditë sa do zgjasin  këto Lojëra Olimpike Dimërore “PyeongChang2018” do të kenë mundësi ti provojnë këtë sporte.

Kujtojmë që Kosova po përfaqësohet për herë të parë në këto lojëra me vetëm një skiator, Albin Tahiri.

Më poshtë ju sjellim fotot e realizuar nga fotografi i portalit arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme