Kryeqyteti i Kosovës në bashkëpunim me IFC të Bankës Botërore është duke punuar në realizimin e konceptit të “Private Finance Iniciative” (PFI) për ndërtimin e 5 shkollave në Prishtinë.
Ideja është që struktura e shkollave të jetë e hapur dhe e gatshme për t’iu përshtatur kërkesave që mund të vijnë në të ardhmen, duke e lënë mundësinë për anekse varësisht nevojës. Secili nga modulet do të jetë fleksibil për ndryshime brenda të njëjtit lokacion.
“IFC, përmes konkursit të hapur, ka përzgjedhur kompaninë që do të përpilojë koncept-dizajnin e shkollave. Këtë konkurs e ka fituar konzorciumi Mazzanti, me përvojë shumëvjeçare të dizajnimin e objekteve arsimore nëpër botë”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Deri më tani janë përzgjedhur lokacionet në Mat, Sofali, Veternik dhe Arbëri, kurse në Kalabri thuhet se janë në proces e sipër.
“Ekipi i IFC-së është duke e bërë studimin e fizibilitetit dhe duke e përpiluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ashtu që t’i dërgojë sa më parë në njësinë e Partneritetit Publiko-Privat (PPP), për ta dorëzuar tutje në komitetin e PPP-së”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimi të komunës, ndërtimi i këtyre 5 shkollave do ta ulë dukshëm numrin e nxënësve në shkollat e mbingarkuara, dhe si rrjedhojë do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në kryeqytet
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së