Prishtina dhe Prizreni janë dy qytetet e Kosovës që kanë pasur më së shumti vizitorë të huaj gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar, kurse numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës pas publikimit të anketës ” Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2017″, pjesë e së cilës ishin 137 hotele,
“Në tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4 2017) kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 11.54%. Pjesë e anketës ishin 137 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve janë në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj.
“Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt.Numrin më të madh të vizitorëve dhe nqëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 qëndrime”, transmeton Klan Kosova.
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi