Prishtina dhe Prizreni nuk do të shkojnë në rinumërim

16:07 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, shkruan arbresh.info.

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka treguar se Prizreni dhe Prishtina nuk do të shkojnë në rinumërim.

“Fitore. Gjykata supreme hedh poshte vendimin e PZAP. URIME Prishtinë e Prizren”, shkroi ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme