Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me ekipin e tij përuruan sot Qendrën e të Moshuarve, në objektin e renovuar ku dikur ishte Qendra nr.1 e Mjekësisë Familjare.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se një qendër e tillë është bërë për herë të parë në Prishtinë, si pilot-projekt, dhe nëse funksionon si ide do të hapen edhe dy të tjera.
“Ka kapacitet për 60-65 persona, dhe ka hapësira të ndryshme për pushim e socializim. Brenda qendrës janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat e veçanta për përcjelljen e kanaleve televizive”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Që nga java e ardhshme, Qendra do të jetë e hapur dhe do të mund të shfrytëzohet nga të moshuarit.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...