Kryeqyteti ynë shumë shpejt pritet të ketë një thertore publike, një investim që do të ketë ndikim të rëndësishëm në infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Komuna, e udhëhequr nga kryetari Përparim Rama, ka përfunduar me sukses marrëveshjen për tenderin e ndërtimit të thertores, përcjell Arbresh.info
Ky projekt i rëndësishëm përbën një hap të madh për qytetin dhe do të krijojë kushte më të mira për përpunimin e produkteve bujqësore, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit të industrisë agroushqimore.
Për realizimin e ndërtimit të thertores, komuna fillimisht kishte ndarë një shumë prej 3,500,000.00 euro. Sidoqoftë, pas analizave dhe procedurave të tenderimit, ky tender është arritur të finalizohet për një shumë më të ulët, konkretisht 2,877,777.78 euro.
Tenderi i është besuar operatorik ekonomik “Alfa.i”.
Përsa i përket kohëzgjatjes së projektit, sipas tenderit të publikuar nga E-Prokurimi,kontrata e ndërtimit parashikon përfundimin brenda 600 ditëve. Kjo do të thotë se projekti do të mbyllet në kohë, duke mundësuar përdorimin e tij menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.
Ky projekt është pjesë e një plani më të gjerë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...