Arianit Beqiri, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë u arrestua sonte në qendër të qytetit.
Beqiri u shoqërua në Polici për prishje të rendit dhe qetësisë publike, por edhe për moszbatim të urdhërave të Policisë.
Kështu tha për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se përvec Beqirit në polici është shoqëruar edhe një person tjetër, për të njëjat arsyeje.
“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, për moszbatim të urdhrave policor dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Borovci
Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi