Një mos konsultim e as dakordim për letrën e Qeverisë së Kosovës dërguar në Këshillin e Evropës, ka bërë që të “prishen” raportet mes krerëve të shtetit.
Se ekzistojnë hatërmbetjet ka lënë të nënkuptohet vetë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.
Se a mund të ketë një prishje koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë Guxo, politologët thonë se nuk pritet të ndodh diçka e tillë.
Artan Muhaxhiri thotë se partia Guxo vështirë se mund të bëj ndonjë lëvizje.
Pasi sipas tij me këtë veprim do të rrezikonin mundësitë e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
“Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo është i çuditshëm pasi mënyra se si kanë gatuara ata në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ka qenë specifike prandaj edhe është vështirë që të konsiderohet që partia Guxo mund ta bëj ndonjë lëvizje që do ta trondiste shumicën në Kuvend. Më ketë veprim do të rrezikonin dhe mundësitë e tyre në zgjedhjet e ardhshme, është e logjikshëm që ata të shpresojnë që edhe në zgjedhjet e ardhshme të jenë në listë me Lëvizjen Vetëvendosje pasi kështu i kanë gjasat më të mëdha për të zgjedhur sërish deputetë”, thotë ai.
Në rast të ndonjë prishje koalicioni, a mundet t’i bashkëngjitet ndonjë partie tjetër, njohësi i politikës thotë se është herët që të bisedohet për pozicionin e saj në raport me mandatin e dytë presidencial.
Ai për Arbresh.info thekson se nëse Osmani mund të aderojë në ndonjë parti tjetër politike, do të ishte degradim për imazhin e saj politik.
Përveç prishjes së imazhit, ai mendon se Vjosa Osmani mund të jetë edhe një rrezik për pozitën e kryetarit të secilës parti që do të shkonte.
“Unë nuk besoj që eventualisht presidentja Vjosa Osmani nuk e fiton edhe një mandat të ri ajo do të shkoj në ndonjë parti tjetër sepse kjo do të ishte një degradim për imazhin e saj politik, dhe natyrisht që si një politikane me ndikim dhe popullaritet të jashtëzakonshëm do t’i prishte balancat e brendshme të partive politike dhe do të konsiderohej si një rrrezikosë e postit të kryetarit të partisë me cilëndo parti që do të shkonte”, shprehet ai për Arbresh.info
Se nuk do të ketë një prishje koalicioni mes këtyre partive, mendon edhe Dritëro Arifi, i cili thotë se partia Guxo nuk e ka më forcën që e kishte.
“Nuk besoj që do të ketë prishje të koalicionit sepse lista Guxo thuajse po themi kushtimisht është inegzistente sepse nuk e ka më forcën që e ka pas, po flasim për zgjedhjet e vitit 2021. Duke e ditur që e gjithë fuqia e saj nuk qëndron te udhëheqësit e partisë që janë aktualisht, po ka qëndru te ish bartësja e asaj liste sot presidentja e vendit”, thotë ai.
Ai shprehet se për nga këndvështrimi i tij, Guxo është inekzistente.
Arifi gjithashtu shprehet se nuk do të ketë ndonjë lëvizje nga ana e -presidentes Osmani për të ju bashkangjitur ndonjë partie.
“Nuk mendoj ë paktën për një periudhë afat mesëm që Osmani t’i bashkohet ndonjë partisë sepse ende shumë gjëra janë të pasqaruara ende nuk dihet se kur do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme apo të rregulla varet nga shumë rrethana, vetëm nëse ndodh ndonjë problem i madh politik brenda ose jashtë mund të ketë ndonjë lëvizje por nëse shikohet në formën se si është tani nuk besoj se dot ë ketë ndonjë lëvizje nga presidente për të ju bashkuar ndonjë partie, të paktën deri ën zgjedhjet e ardhshme nuk e shoh ndonjë lëvizje të tillë”, thekson Arifi për Arbresh.info.
Të mërkurën e 29 majit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka vlerësuar si të paqëllimshëm, moskordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pas letrës që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i kishte dërguar KiE-së, se do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin, kishte reaguar presidentja Osmani, për mos koordinim me të.
Por, sipas kreut të legjislativit, përplasja ka ardhur për shkak se e para e shtetit ka qenë jashtë vendit dhe qeveria, përkatësisht MPJD-ja, nuk kanë arritur ta informojnë Osmanin me kohë.
Në po të njëjtën ditë, disa orë më vonë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për mosinformim rreth letrës që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, duke e arsyetuar se
Osmani ka qenë në vizitë jashtë vendit.
Këtë deklaratë të Konjufcës, e para e shtetit e quajti qesharake, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.
Osmani kishte thënë se letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.
Më 16 maj, edhe Presidenca e Kosovës kishte reaguar për letrën që Donika Gërvalla i kishte dërguar Këshillit të Evropës për ta njoftuar se Kosova do ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, dhe se pret nga ai ta pranojë Kosovën si anëtaren më të re.
Nga Presidenca kishin njoftuar se letra mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën
“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës, si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”, thuhej në deklaratën nga Presidenca.
Si përfundim, letra nuk hyri në punë, pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, në takimin e 17 majit.
Dhe mesa duket ka prishur marrëdhëniet e presidentes Vjosa Omanit, me kryeministrin Albin Kurtin, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...