Prishet ndriçimi, lagja e Bledit në Prishtinë mbetet në errësirë dhe e harruar nga komuna

21:12 | 17 Shtator 2021
L G

Lagja e Bledit, saktësisht rruga Xhavit Ahmeti ka mbetur pa ndriçim tash e disa ditë.

Madje një nga banorët i ka thënë arbresh.info se ata përveç mungesës së ndriçimit, rrezikohen edhe nga qentë endacak.

Banorët e kësaj lagje janë ankuar se Komuna e Prishtinës nuk është marrë aspak me këtë lagje, ani pse banorët kanë mbetur në errësirë.

Ata kanë dërguar fotografi në adresë të arbresh.info, të cilat tregojnë më mirë errësirën që përfshinë këtë lagje me të rënë nata./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme