Është prishur sot koalicioni tre vjeçar mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Vushtrrisë.
Kështu tha në një konferencë për media kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Sipas Tahirit ky vendim vjen pasi të enjten në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë LVV nuk e ka votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.
“Kam liruar nga detyra bartësit e detyrës në komunë që vijnë nga LVV. Me këtë akt përfundon koalicioni tre vjeçar në Komunën e Vushtrrisë mes LDK-së dhe LVV-së. Arsyeja e këtij vendimi është ngase LVV dje në mbledhje e Kuvendit të Komunës nuk e ka votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri./Arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte