Google ADS

Prishën rendin dhe qetësinë publike, shoqërohen në polici katër persona

22:26 | 10 Qershor 2021
L G

Katër persona janë shoqëruar në polici pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Rasti ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë rreth orës 17:20, ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:20 është pranuar informata për një mosmarrëveshje në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor”, ka thënë Ahmeti.

Në koordinim me prokuronin e shtetit, ajo thotë se ngjarja procedohet si kundërvajtje, (Prishje e rendit dhe qetësisë Publike), konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetësinë Publike. /arbresh.info/

Të ngjashme