Gjatë një takimi me të rinjtë në “Tauk Bashqe”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se prioritet i tij i parë për rininë është krijimi i kushteve për punësim, nëpërmes Fondit të Punësimit, por edhe punësimit vendet e punës që i takojnë qeverisjes lokale, administratë, arsim, shëndetësi.
“Jemi komuna e parë në Kosovë që do ta lansojmë Fondin e Punësimit. Ne e dimë se shumë të rinj në Prishtinë kanë probleme të punësimit pas përfundimit të shkollimit. Ideja jonë ka qenë themelimi i Fondit të Punësimit, si një nga shtyllat kryesore, e cila lehtëson procesin e punësimit të të rinjve në Prishtinë. Ne kemi kontaktuar një numër të madh të bizneseve, të cilat kanë shprehur gatishmëri që të jenë pjesë e këtij projekti për fuqizimin e Fondit e Punësimit”, tha Abrashi.
Ai potencoi se të gjithë të rinjtë dhe të porsadiplomuarit që kanë ide të ndryshme kreative, do t’i përkrahim nëpërmes granteve të vogla.
“Pika e dytë është përkrahja e të rinjve për subvencionimin e pagave të tyre prej 6 muaj deri në një vit, derisa ata ta kryejnë praktikën e punës dhe të jenë të aftë për punë. E treta, ne mendojmë se është bërë një diskrimimin me kuadrot e Prishtinës në përgjithësi, pasi që ata janë diskriminuar, ngase prej qindra të punësuarve në administratë, vetëm një pjesë shumë e vogël vjen nga Prishtina”, pohoi Abrashi.
Ai tha se gjatë procesit të punësimit do të kenë prioritet kuadrot e Prishtinës në sektorin publik. “Do të rrisim numrin e bursave për studentë, në ata sektorë ku tregu i punës në Prishtinë i kërkon.
Janë disa fusha deficitare të cilat mendojmë t’i përkrahim, siç është fusha e IT-së”, tha ai. Sipas tij, vendimmarrja në komunë do të bëhet në konsultim të vazhdueshëm me të rinjtë dhe ata do të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse në kryeqytet.
“Në vitin e parë Fondi i Punësimit do të ketë në disponim 1 milion euro nga buxheti i komunës ndërsa do të rritet në vitet në vijim. Këtë fond do të synojmë ta rrisim nëpërmes përkrahjes nga niveli qendror dhe nga donatorët ndërkombëtarë. Ideja është që t’i financojmë projektet e të rinjve për krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të përkrahim edhe bizneset ekzistuese për zgjerimin e kapaciteteve të tyre”, ka thënë Abrashi.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën, ka thënë se me Fondin Punësimit do të përkrahen të gjitha moshat, të cilat kanë humbur vendet e tyre dhe kanë probleme të përfshihen në tregun e punës, nëpërmes riaftësimeve profesionale.
Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se LDK ka gjetur kandidatin i cili i bashkon të rinjtë dhe të moshuarit e LDK-së. Ai është shprehur i bindur se LDK dhe kandidati i saj për kryetar të Prishtinës do të fitojnë në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?