Google ADS

Prioritetet që Qeveria e re duhet t’i ketë në sektorin e energjisë

13:39 | 22 Tetor 2019
V. S.

Me rastin e ditës botërore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur sot konferencë me temën: Cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë.

Learta Hollaj – Menaxhere e operacioneve e projekteve hulumtuese e larte tha se masa e parë ë duhet ta marr qeveria Kosovës është që ta ndal kontratën për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, pasi që e vlerësojnë si një kontrate të dëmshme.

“Tragët kryesore e kemi Qeverinë, siguria energjisë përtej qymyrit, kapacitet në shkallë të vogël. Ajo qe quhet tranzicion i energjisë, konsiderohet se sektori energjisë është një prej sektorëve të karbonit. Ajo qe ndodh në gjithë botën nuk e përjashton as Kosovën, kemi edhe ne obligimet tona, BE ka marr përsipër qe ta realizoj me sukses tranzicionin e energjisë. Masa e parë qe duhet të marr qeveria është të ndal kontratën për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, nuk mund të lejojmë një kontrate të tillë. Kjo shkon kundër tre elementeve parimore, mbajtja e ambientit, shëndeti. Nuk mund të lejojmë investime në qymyr”, tha ajo.

Po ashtu ajo përmendi edhe efiçiencës e energjisë, për të cilën tha se ftojnë qeverinë që të fokusohet në një temë të tillë.

“Mënyra se si e shohim ketë sektor, duhet të shkojmë me masa mirë të integruara, të mobilizohemi në masa të efiçiencës së energjisë. Efiçienca është një nga temat me të elaboruara në Kosovë, kemi krijuar edhe një fund për këtë, ftojmë qeverinë e re qe të fokusohet në këtë”, tha ajo.

E qe Kosova të mos ketë nevojë për një kontratë si Kosova e Re, Hollaj tha se duhet të kemi politika që na ndihmojnë në ri për tretshmërinë e energjisë.

“Duhet të kemi politika qe ndihmojnë ne ri për tretshmërinë e energjisë. Nëse shkohet në hapa te tille, e kemi të panevojshëm një investim si Kosova e Re”, tha ajo

Ndërsa, Dardan Abazi – Hulumtues për politika zhvillimore në INDEP, tha se ka shpresa tek qeveria e re për sektorin e energjisë.

“Jemi në prag të një qeverie të re dhe ne si shoqëri civile nuk e shuajmë shpresën se kjo qeveri do të bëjë për sektorin e energjisë. Ne konsiderojnë se anulimi kësaj kontrate na ndihmon, në këtë situate konsiderojmë se tërheqja nga kjo do i hapte rruge liberalizimit të tregut të energjisë”, tha Abazi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/486633482060365/?notif_id=1571645408450496&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme