Prioritetet politike në programin qeverisës të Abazoviqit
13:44 | 28 Prill 2022
arbresh.info
Manadatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka hartuar 14 prioritetet politike në kuadër të programit të tij qeverisës.
Parlamenti i Malit të Zi, ka në rend dite votimin e kabinetit të Abazoviqit, dhe aktualisht po zhvillohet debat parlamentar.
Ndër prioritetet kyqe është angazhimi drejtë integrimit në Bashkimin Evropian, dhe shqyrtimi i iniciativace rajonale, shkruan arbresh.info.
Portali arbresh.info ju sjellë Prioritetet politike në programin qeverisës të Abazoviqit:
Vazhdimi i luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përmbushur standardet e përkohshme, me synimin për marrjen e standardeve përfundimtare për kapitujt 23 dhe 24;
Rinovimi dhe përshtatja e strukturës së negociatave me metodologjinë e re të zgjerimit për shkak të dinamizimit të procesit të negociatave me BE-në;
Krijimi i një mjedisi për investime të reja dhe, për të dinamizuar zhvillimin ekonomik të vendit;
Vazhdimi i reformave të nisura ekonomike për të ruajtur stabilitetin e financimit publik dhe vazhdimi i masave të filluara socio-ekonomike;
Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me bashkësitë fetare, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi;
Shqyrtimi i iniciativave rajonale në kuadrin e qëllimit kryesor – anëtarësimit më të shpejtë Mali i Zi në Bashkimin Evropian;
Fuqizimi i vetëqeverisjes lokale përmes ndryshimeve në Ligjin për pronën shtetërore – bartje të drejtat pronësore nga shteti ndaj komunave dhe miratimi i akteve nënligjore eliminimi i pasojave të dëmshme që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të vitit 2009;
Përgatitja dhe realizimi i sezonit turistik veror;
Shqyrtimi i masave për riorganizimin e sistemit shëndetësor dhe miratimi i masave shtetërore për të luftuar koronavirusin;
Vazhdimi i reformës së administratës publike, me rishikim të gjendjes aktuale në organet shtetërore kompanitë publike;
Plani Zhvillimor Hapësinor i Malit të Zi 2022-2040;
Sigurimi i zhvillimit të balancuar rajonal dhe decentralizimit (në fushat e arsimi, kultura, planifikimi hapësinor, shëndetësia), si dhe zhvillimi i shpejtë ekonomik në komunat e pazhvilluara;
Intensifikimi i aktiviteteve për përmirësimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e parakushteve të eliminohen të gjitha abuzimet zgjedhore;
Mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe integrimi i tyre në institucione nëpërmjet krijimit parimi kushtetues i përfaqësimit proporcional, me zbatimin e plotë të ligjit dhe rregulloreve./arbresh.info/