Ka reaguar Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë pasi kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19.
Sadriu përmes një postimi në Facebook, lajmet për mbulimin e shpenzimeve të tij shëndetësore, i ka quajtur ‘lajme tendencioze dhe shtrembërim të së vërtetës’.
”Temë nuk bëhen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7.000 euro në muaj nga ish ministra të jashtëm, temë nuk bëhen as kërkesat për mbulim të shpenzimeve shëndetësore të ish diplomatëve të emëruar politikisht të cilët vazhdojnë të sjellin fatura shëndetësore në MPJD me javë e muaj pas përfundimit të mandatit në shërbimin e jashtëm”, shkroi Sadriu.
Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.
Tashmë është hapur një grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet Sadriut që t’i bëjë edhe 396 euro të tjerë.
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat