Prindon Sadriu përfundon mandatin në Shkup

19:43 | 29 Dhjetor 2023
KRG

Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu, ka përfunduar mandatin e tij si Zëvendësshef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes së ambasadës në rrjetin Social “X”, shkruan Arbresh.info.

“Ia urojmë gjithë të mirat zëvendësshefit të misionit, Prindon Sadriu i cili përfundon mandatin e tij në Shkup”, thuhet në postimin, ku në fotografi shihet edhe ambasadori Florian Qehaja.

“Përkushtimi i tij për të nxitur bashkëpunimin me vendin pritës ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Lamtumirë, dhe kapitulli juaj i ardhshëm qoftë po aq i pasur sa trashëgimia diplomatike që keni ndërtuar”.

Sadriu do të vazhdojë të shërbejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si Drejtor për NATO. /Arbresh.info/

Të ngjashme