Këshilli i Prindërve të fëmijëve në tetë institucionet parashkollore në Prishtinë ka marrë vendim që të mos bëj pagesën për çerdhe për muajin shkurt.
Të revoltuar me vendimin e Komunës së Prishtinës se pagesa duhet të bëhet, prindërit në një letër që i kanë dërguar drejtorit të arsimit, Jonuz Salihaj thonë se gjatë 3 javëve që zgjati greva ata u detyruan të paguajnë kopshte private ose alternativa tjera.
Prindërit thonë se në kohën e pushimeve verore, që është 1 muaj nuk paguajnë çerdhen dhe njëjtë do të duhej vepruar për muajin e humbur.
“Arsyetimi që pagat e punëtorëve të çerdheve realizohen përmes pagesave tona nuk qëndron dhe është totalisht i pa vërtetë, meqenëse pagesa është participim me bazë në kontrata për shërbimet e ofruara. Si rrjedhojë e kësaj, pagesa e muajit shkurt 2019 nuk do të bëhet nga asnjë prind i institucioneve parashkollore”, thuhet në letrën e Këshillit të Prindërve.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...