Përkundër grevës që po vazhdon të mbahet, prindërit në çerdhen Yllka në Prishtinë kanë dërguar sot fëmijët e tyre ne çerdhe.
Ata kanë qëndruar me fëmijët e tyre aty, meqenëse mësimi nuk u mbajt dhe edukatoret nuk u përgjigjen thirrjes së tyre për vazhdimin e mësimit.
Kryetari i Këshillit të Prindërve në këtë institucion parashkollor, Mehdi Malaj, tregon se ata i kanë sjellë fëmijët në “shtëpinë” e tyre, ani pse nuk ka mësim.
“Fëmijët janë kthyer në shtëpinë e vet, ani pse sindikata ka vazhduar me grevën. Ne Këshilli i Prindërve kemi vendosur qe t’i sjellim fëmijët në kopsht, sepse këtu e kanë vendin. Kjo nuk duhet të konsiderohet si presion, ne nuk po ua ndërprejmë grevën, vetëm po iu bëjmë thirrje edukatoreve që të vazhdojnë me punen sepse fëmijët këtë e presin” – deklaroi Malaj.
Malaj gjithashtu tha se ky aksion i tyre ka për qëllim të përçojë një mesazh pozitiv që të fillojë mësimi sa më shpejt për fëmijët.
“Ne e kemi mënduar këtë vetëm për të dhënë një mesazh sensibilizues për të gjitha edukatoret dhe çerdhet që duhet të vazhdohet puna, nuk duhet të vazhdojë ky lloj i grevës. Ne i përkrahim kërkesat e tyre por nuk e përkrahim formën e grevës” – theksoi Kryetari i Këshillit të Prindërve, Mehdi Malaj.
Greva e thirrur nga SBAShK-u në arsim ka filluar më 25 gusht dhe nga 1 shtatori mësimi për nxënësit dhe fëmijët nuk ka filluar ende, me përjashtim të disa shkollave që nuk u janë bashkuar kësaj thirrjeje./EmirAbdurrahmani/arbresh.info/
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...