Për dy javë Zana Uka u detyrua të gjejë zgjidhje për vajzën e saj, meqenëse çerdhja publike “Lulevera” në Dardani të Prishtinës, ishte në grevë.
Por, pavarësisht kësaj, Ukës dhe prindërve të tjerë po u kërkohet që ta paguajnë muajin si të plotë.
Drejtori i Arsimit në Prishtinë, tha se prindërit kanë të drejtë që po ankohen për këtë pagesë, por për këtë çështje tashmë është marrë vendim.
Sipas Salihajt, greva është e garantuar me ligj.
Megjithëkëtë, ai pohon se së paku çerdhet do të duhej të gjenin forma të tjera të realizimit të kërkesave të tyre, e jo përmes grevës.
Të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, ishin në grevë 3 javore derisa në fund ajo u ndërpre pas një marrëveshjeje të SBASHK-ut me institucionet, ani pse nuk u përmbush kriteri i tyre kryesore – rritja për 30 për qind e koeficientit të pagave.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2