Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se sot kjo komunë ka bërë ekzekutimin e pagesave të para për fëmijët e porsalindur në shumë prej 100 eurosh.
Jashari përmes një postimi në Facebook-ut, ka shkruar se kanë qenë 70 aplikime, të cilat janë bërë nga janari deri në mars, shkruan arbresh.info.
“Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e porsalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje. Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në mënyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin”, ka thënë Jashari./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...