Prindërit kërkojnë që grevat në arsimin fillor të ndalohen me ligj

13:08 | 4 Tetor 2022
K.B

Përmes një deklarate publike, Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për kthim në normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.

“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK-ut, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK-ut dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të pa afat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë””, thuhet në një shkrim publik nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Ky vjen pas më shumë se një muaj grevë që u mbajt në tërë sektorin e arsimit. Mësimi ka nisur të hënën, megjithatë dëmet që u janë shkaktuar nxënësve dhe arsimit konsiderohen të jenë të mëdha.

Prindërit kërkojnë normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.

Kujtojmë se në një shkrim të më hershëm, Këshilli i Prindërve bëri thirrje që prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme