Pas pushimeve të gjata verore, këtë javë që po e mbyllim në Vjenë filloi viti i ri shkollor, ku rreth 450 shkolla i hapen dyert për diku 225.000 nxënës (shtypi austriak).
Ata do të fillojnë garën për mësim, garën për dije…Këtu bëjnë pjesë edhe një numër bukur i mirë i nxënësve shqiptarë ose me origjine shqiptare!
Krahas mësimit të rregullt në gjuhën gjermane, fëmijët me origjinë të huaj kanë mundësi që të vijojnë edhe mësimin në gjuhën e vendit prej nga vinë, nga një deri tre orë mësimi në javë. Këtë mundësi e kanë edhe nxënësit shqiptarë, njofton albinfo.ch.
Madje duke e parë rëndësinë e gjuhës amtare, rolin e saj në zhvillimin e përgjithshëm tek nxënësi, si në aspektin kulturor edukativ, ashtu edhe nxënien e njohurive të përgjithshme për origjinën e tij, institucionet arsimore në Austri, konkretisht Stadtschulrat, mbështet, organizon dhe e financon këtë formë të mësimit.
Mësimi në gjuhën amtare nuk është obligativ, por është i dëshirueshëm dhe mese i nevojshëm për fëmijët tanë, ngase në rend të parë, fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë.
Të lexuarit rrjedhshëm dhe të kuptuarit mirë në gjuhën amtare, respektivisht në gjuhën letrare, ndihmon nxënësit që më lehtë të kuptojnë mësimin edhe në gjuhën e vendit, në këtë rast gjuhën gjermane.
Kjo nënkupton edhe integrim të natyrshëm të nxënësve në shoqërinë austriake, e njëkohësisht ruajtjen e vlerave dhe traditave kulturore e kombëtare! Fatkeqësisht përkundër faktit që mësimi organizohet në shkollat publike dhe mësuesit paguhen nga shteti i Austrisë (nga taksapaguesit ku padyshim kontribut japin edhe prindërit shqiptarë), prapë se prapë interesimi i prindërve për të dërguar nxënësit edhe në mësimin e gjuhës amtare ishte fare i vogël…
Të nderuar prindër, me mosregjistrimin e fëmijës tuaj në mësimin e gjuhës amtare, Ju, ua keni mohuar fëmijës tuaj një nga të drejtat elementare, të drejtën për të njohur kulturën e popullit të tij, rrënjët prej nga vjen, identitetin kulturor e kombëtar i cili shprehet përmes gjuhës së folur e sidomos asaj të shkruar.
Bazament (themel) i kulturës së një populli është gjuha e tij e cila e identifikon atë në raport me popujt tjerë por njëherësh edhe e barasvlerëson me të tjerët. Përmes gjuhës shprehim dëshirat, ndjenjat, artin etj.
Mos hezitoni që ta shfrytëzoni këtë të drejtë legjitime, që ua mundëson fëmijëve tuaj njohjen me gjuhën, kulturën, historinë e popullit tonë dhe gjeografinë e trojeve shqiptare.
Jam plotësisht i vetëdijshëm se një, dy ose tre orë në javë janë pak, sa një pike ujë në detin e pafund! Megjithatë edhe në ato dy-tri orë nxënësit do ta ndjejnë më afër atdheun, do të komunikojnë me njëri tjetrin, madje pa dallim nga te gjitha trojet etnike prej nga vinë, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi. Ata do të shoqërohen me njëri-tjetrin do të mësojnë për qytetet e ndryshme prej nga janë prindërit e tyre, e kështu me radhë.
Sot, më 10 shtator, fillon mësimi në të gjitha shkollat në Austri. Për informacione duhet te drejtoheni ne shkollën ku është i regjistruar fëmija i juaj; tek SHMSH „Naim Frashëri“ Austri Tel.: +43 (0)699 11098991; +43 (0)676 3410602 Web: www.naimfrasheri.at E-Mail: [email protected] ndërsa formularin për regjistrim mund ta shkarkoni ne këtë link: http://www.schulemehrsprachig.at/fileadmin/schule_mehrsprachig/redaktion/muttersprachlicher_unterricht/anmeldeformular_ohne_2018/albanisch-ohne.pdf
Suksese dhe fillim të mbarë!
Me respekt Osman Ademi, mësues në Vjenë
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...