Është bërë praktikë qe një kohë që në disa shkolla të Prishtinës të fillohet me një pilot projekt ku do të përfshihet mësimi gjithë-ditor. Në disa shkolla tashmë ka filluar mirëpo si duket projekti i lartcekur nuk po sjell sukses siç ishin pritshmrit. Në shkollën ‘Afrim Gashi’ në Hajvali ka filluar ky pilot projekt ku nxënësit mbajnë mësim gjithë-ditor.
Nxënësit që nga ora 7:00 e mëngjesit zgjohen të shkojnë në shkollë pastaj me pilot projektin e ri do të mbesin në shkollë deri në orën 16:00. Disa marrin ushqim nga shtëpia sepse kilet dhe qumështin të cilin ua dhuron shkolla nuk u mjafton deri në kohën kur do të nisen për në shtëpi. Disa lodhen aq shumë madje thonë se nganjëherë i zë gjumi.
Fiona e cila është në klasën e dytë thotë se i janë shtuar disa orë shtesë dhe se është pakëz e vështirë për të një gjë e tillë.
“Unë jam në klasën e dytë dhe zgjohem në mëngjes në orën 7:00 nisem për në shkollë. Mësimin e kam kryer më herët në orën 12:00 mirëpo tani na është shtuar edhe një orë shtesë. Kështu po qëndrojmë deri në orën 13:00 dhe më pas po shkojmë në shtëpi. Po lodhem nganjëherë e po ashtu edhe po uritem mirëpo shpesh marr bukën nga shtëpia”, ka thënë ajo.
Pilot-projekti për mësim gjithë-ditorë pra prej orës 7:00 deri në orën 16:00 ka përfshirë klasat e –V-ta dhe të –VI-ta ndërsa për klasat më të ulta u shtohet nga një orë shtesë. Një prind i frustruar për portalin Arbresh.info tha se me këtë projekt është duke u bërë eksperiment me fëmijët e tyre.
“Ky është projekt i dështuar, dikush merr paratë për këtë projekt ndërsa në fëmijët tanë bëhet eksperiment. Djali im ka pasur sukses të shkëlqyer e po ashtu kishte shkrim mjaft të bukur mirëpo që nga dita kur filloj ky pilot-projekt ai nuk po mëson siç ka mësuar përpara”, ka thënë Petriti.
Ndër të tjera ai shtoi se nëse nuk ndërpritet ky projekt ai do ta tërheq djalin e tij nga kjo shkollë.
“Fëmija im nuk është për eksperiment pasi që ai po lodhet deri në atë kohë e pastaj kur po vije në shtëpi vetëm dëshiron të fle kështu edhe i ka rënë suksesi andaj nëse nuk ndalet kjo gjë unë do ta tërheq nga kjo shkollë djalin”, tha ai.
Nuk është ky i vetmi prind që ka një kërkesë të tillë sepse edhe të tjerët kanë po të njëjtat ankesa.
“Si të bëhet mësim gjithë-ditor kur shkolla nuk i ka kushtet. Pikë së pari duhet ta ketë një kuzhinë, pastaj një sallë të leximit, ta kenë një orë e gjysmë pushim që të çlodhen , të kenë mjek e shumë gjëra tjera e pastaj ta bëjnë këtë pilot-projekt”, tha një nënë për Arbresh.info e cila nuk dëshironte të tregonte emrin.
Po ashtu ndër ankesat e shumta të prindërve ishin edhe ato se shumë herë e kishin ftuar drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci për të biseduar me të lidhur me këtë projekt por sipas tyre ajo asnjëherë nuk iu kishte përgjigjur.
Portali Arbresh.info ka vizituar këtë shkollë dhe ka tentuar të bisedoj me drejtorin Xhevat Rafuna për të pyetur rreth ankesave që kanë prindërit për pilot-projektin në fjalë. Ai ndonëse nuk deshi të jap një përgjigje zyrtarisht tha se po pret raportet e të gjitha mbledhjeve që do të bëhen në të gjitha klasat e pastaj nga ato raporte do të marrin ankesat e prindërve dhe do t’ua dërgojnë drejtoreshës së Drejtorisë komunale të Arsimit, Arbërie Nagavcit.
Po ashtu Arbresh.info ka kontaktuar edhe drejtoreshën në fjalë mirëpo ajo nuk i është përgjigjur pyetjeve të portalit, madje kjo nuk është hera e parë që zonja Nagavci neglizhon kërkesën e Arbresh.info për tu përgjigjur lidhur me tema të caktuara./Arbresh.info
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...