Një djalë 5 muajsh humbi tragjikisht jetën pasi u bë synet nga prindërit e tij në shtëpi. I mituri u dërgua me urgjencë me helikopter në një spital të Bolonjës, në Italinë fqinje, pasi pësoi arrest kardiak pasditen e së premtes.
Ai besohet se ndërroi jetë më vonë gjatë natës. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për vrasje ndaj prindërve të djalit, të cilët janë me origjinë nga Gana. Ndërkohë, pritet që mbi trupin e të miturit të kryhet autopsia.
Tragjedia vjen pas asaj të ndodhur në Dhjetor të vitit të lamë pas në Romë, ku si pasojë e rrethprerjes në një qendër emigrantësh, një 2-vjeçar humbi jetën për shkak të gjakderdhjes. Vëllai i tij binjak arriti të mbijetonte pasi u vendos në kujdes intensiv.
Rrethprerja nuk është një praktikë e përhapur në mesin e italianëve katolikë. Por shumë emigrantë që jetojnë atje janë myslimanë dhe e praktikojnë atë për arsye kulturore e fetare.
Disa kanë vështirësi që ta kryejnë këtë procedurë në spital. Kjo pasi për disa çmimi është i lartë, pse mjekët refuzojnë që ta kryejnë t’i bëjnë synet djemtë para moshës 4 vjeç.
Rreth 5 mijë rrethprerje kryhen çdo vit në Itali, por më shumë se një e treta e tyre realizohen ilegalisht. Rrethprerja nuk është një shërbim që ofrohet aktualisht në institutet e shëndetit publik atje, ndërsa kryerja e saj në një klinikë private kushton 2 deri në 4 mijë Euro.
Për pasojë, ata që të cilët nuk kanë mundësi ekonomike përfundojnë në duart e personave jo profesionistë, që e kryejnë këtë procedurë për 20 deri në 50 euro./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...