Google ADS

Princi saudit kishte thënë për Khashoggin që ishte islamist i rrezikshëm

12:38 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman i ka thënë SHBA-ve që e konsideron tashmë të vrarin gazetarin Jamal Khashoggin si një islamis të rrezikshëm, sipas raportimeve të mediave.

Telefonata e raportuar e princit Mohammed në Shtëpinë e Bardhë erdhi para se Arabia Saudite të pranonte që ishte vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, transmeton portali arbresh.info.

Arabia Saudite ka mohuar raportimet në Washington Post dhe New York Times.

Një shtetas saudit dhe kritik mjaft i njohur i sunduesve sauditë, Khashoggi është vrarë dhe trupi i tij u copëtua me 2 tetor.

Mbetjet e tij nuk janë gjetur ende.

E fejuara e tij, Hatice Cengiz, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të sjellin autorët e krimit para drejtësisë, në një editorial për the Guardian dhe Washington Post.

Arabia Saudite mohon se familja e saj mbretërore është përfshirë dhe thotë se është “e vendosur të gjejë të gjitha faktet”.

Në fund të muajit të kaluar, Princi Mohammed tha se “krimi ishte i dhimbshëm për të gjithë sauditët”.

Gjatë telefonatës me dhëndrin e Presidentit Donald Trump Jared Kushner dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, Princi Mohammed tha se Khashoggi ishte anëtar i Vëllazërisë Myslimane, një organizatë transnacionale islamike, raportoi Washington Post.

Thirrja telefonike është raportuar të ketë ndodhur më 9 tetor, një javë pasi Khashoggi u zhduk.

Priti Mohammed thuhet se kërkoi nga Shtëpia e Bardhë që të ruajë aleancën SHBA-Arabia Saudite./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme