Google ADS

Prifti Vllajkoviç e uron për Bajram, krye imami Roshaj e uron për Krishtlindje

10:03 | 12 Janar 2020
L G

Ferizaj është një prej qyteteve të rralla në botë ku në të njëjtën hapësirë qëndrojnë së bashku xhamia dhe kisha ortodokse.

Këto dy objekte të ndryshme fetare janë vetëm disa metra larg njëra tjetrës që nga lufta e dytë botërore

Prej shumë e shumë vitesh, xhamia dhe kisha ndajnë të njëjtin oborr dhe deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem në mes vete. E gjithë kjo shfaq tolerancën nder fetare të këtij qyteti e veçanërisht respektin e popullit shqiptar që e ka ndaj njëri-tjetrit.

Krye imami Sylejman Roshaj dhe prifti ortodoks Trajko Vllajkoviç, edhe pse i shërbejnë feve të ndryshme, kanë një miqësi të krijuar ndërmjet vete, dhe e vizitojnë njëri-tjetrin në rast të festave.

Ndërsa krye imami i Xhamisë Qendrore të Ferizajt, Sylejman Roshaj, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, tregon historinë e këtyre dy objekteve.

“Kjo hapësirë tregohet prej gjeneratave të vjetra që ka qenë hapësirë e vjetër e xhamisë. Para Luftës së Dytë botërore (1936-1937), dihet që atëherë kanë qenë në pushtet serbët, prandaj është bërë ndarja e kësaj parcele dhe e kanë ndërtuar kishën në pjesën tjetër. Prej asaj kohe jemi dy objekte në një vend, ku në aspektin fetar nuk kemi pasur asnjëherë, asnjë problem apo pengesë. Qyteti ynë njihet me atë që i ka të dy objektet fetare në një parcelë”, tha ai.

Krye imami Roshaj, deklaron se kanë marrëdhënie të mira komshinjtë e tyre të besimit Ortodoks, madje thotë se e vizitojnë njëri-tjetrin në festa të ndryshme.

“Ne kemi raporte të mira me vëllezërit tonë të besimit katolik, që janë vëllezër prej gjaku, gjuhe dhe kombi. Ne i respektojmë të drejtat e tyre po ashtu edhe ata na respektojnë të drejtat tona. Në festa të ndryshme bëjmë këmbimin e vizitave”, shprehet Roshaj

Sylejman Roshaj thotë se vizitorët e huaj mahniten me atë se çka shohin këtu.

“Kemi vizitorë të shumtë që vijnë nga shtetet perëndimore si Austri, Gjermani, Zvicër, Holandë, Belgjikë. Në secilën herë mahniten me këtë edhe ne asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë pengesë asnjëherë me ta. Ne i kryejmë  obligimet tona fetare, edhe ata i kane ceremonitë e veta”, deklaroi ai.

Arkiva e Beogradit e dëshmon se kisha në Ferizaj u ndërtua në parcelën e xhamisë

Krye imami i xhamisë, Sylejman Roshaj, tregon edhe një fotografi të vjetër të kësaj hapësire.

“Në ketë fotografi shihet qartë se ekziston stacioni i trenit sotëm. Kjo është fotografuar në 1928 dhe është marrë nga Beogradi. Është stacioni i trenit, biblioteka e sotme dhe shihet qartë se është dëmtuar gjatë luftës së dytë botërore. Ky është një argument i fotografuar nga vetë Beogradi dhe na ka ardhur  këtu përmes qytetarëve të Ferizajt. Në të kaluarën kisha nuk ka qenë fare, i gjithë parcela ka qenë i xhamisë, por para dëmtimit të kësaj xhamie, është uzurpuar më shumë se gjysma e oborrit të xhamisë, është dëmtuar kisha e serbëve (ortodokse) ku ekziston”, tha Roshaj.

E nga ana tjetër edhe prifti i kishës Trajko Vllajkoviç në intervistën e dhënë për arbresh.info, tregon për historinë e kishës.

“ Kemi xhaminë dhe kishën në të njëjtin oborr, siç është historia jonë, është edhe historia e popullit shqiptar, është edhe e jona. Historia vjen nga viti 1982. Kisha është edhe më e vjetër se kjo kohë. Kjo kishë është memorial i Car Urishit, edhe në ditën e sodit, është pjesë e pandashme e historisë serbe”, tha ai.

Çfarë flitet për oborrin e kishës dhe xhamisë është interesant jo vetëm ne Ferizaj, por edhe botë.

“Besoj në Ballkan  nuk ekziston edhe një tjetër vend i ngjashëm si ky, dhe kjo tregon qe ka tolerance fetare ne mes njerëzve, që tregon nivelin e larte kulturor te dy kombeve që jetojnë këtu. Kisha jonë ruhet 24 orë nga Policia e Kosovës dhe për këtë dua t’i falënderoj njerëzit qe merren me këtë punë”, deklaroi Vllajkoviç.

Ai duke treguar për marrëdhëniet  e mira që i ka me komshinjtë e tij të besimit islam, deklaron se njerëzit këtë vend e shohin si simbol të tolerancës.

“Me komshinjtë tonë te xhamisë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme . Bëjmë miqësi e këtë e kemi rritur edhe më shumë, por ne ditët e fundit prej punëve nuk gjemë edhe aq kohë”, u shpreh Vllajkoviç.

Ai tregon se sa ka vizitorë, pasi që në Ferizaj jetojnë një numër i vogël i serbëve.

Ne kemi vizitorë  në festën më të madhe të fesë tonë. Në ketë qytet nuk ka shumë serbë, këtë vend që është simbol i tolerancës e vizitojnë vetëm për krishtilindje.

E gjithë kjo ka bërë që Ferizaj të bëhet një nga qytetet më të rralla në botë, dhe të shkruajnë edhe një numër i madh i medieve të huaja për tolerancën fetare në Kosovë. /A.Begolli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme