Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan “kur ushtria kthehet në Kosovë”, Edita Tahiri: Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje

13:50 | 5 Shtator 2021
V. S.

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet nga politikanët e Kosovës.

Ish-udhëheqësja e Grupit Negociator, Edita Tahiri ka thënë se Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje dhe se presidenti Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviq.

“Nuk ka fund ndërhyrja e Serbisë në vendet fqinje. Akti i sotshëm i agresionit në Mal të Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, në kryeqytetin e Kishës Ortodokse Malazeze, synon destabilizimin. Aleksandar Vuçiq po merr merr pjesë në agjendën hegjemoniste të Millosheviqit”, ka shkruar Tahiri në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme