Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet. Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), thotë se Uashingtoni është i zhgënjyer që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.
“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë. Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë”, ka deklaruar Price.
SHBA, sipas tij, i bashkohet BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.
“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E ishte diplomati tjetër amerikan i akredituar në Kosovë, ambasadori Jeffrey Hovenier, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë vendimin për vendosjen e gjobave për qytetarët serbë që ngasin vetura të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se kërkesa i është bërë Qeverisë së Kosovës për t’i lejuar SHBA-së dhe BE-së që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje për targat.
Kësaj kërkese, kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht, duke pranuar kërkesën e ambasadorit Hovenier, dhe ka shtyrë për 48 orë vendimin për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita