Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka marrë pjesë në prezantimin e Udhëzuesit për Konfiskim në Kosovë, organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe mbështetur nga Misioni i OSBE-së.
Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë e mirëpret hartimin e këtij udhëzuesi për konfiskim, i cili do t’u shërbejë të gjitha institucioneve relevante të drejtësisë dhe posaçërisht prokurorëve në zbatimin e legjislacionit në fushën e konfiskimit dhe sekuestrimit, përcjell Arbresh.info.
Në këtë drejtim, ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin dhe mbështetjen e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë e cila vetëm gjatë vitit të kaluar, ka ekzekutuar vendime parmes së cilave janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 1.5 milion euro.
Në kuadër të luftës anti-korrupsion, ministrja Haxhiu ka treguar se Ministria e Drejtësisë, ka kompletuar dhe miratuar paketën ligjore Kundër-korrupsion, Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, Rregulloren për Sinjalizim si dhe është në proces të themelimit të task-forcës Anti-korrupsion dhe ekipit të përbashkët të hetimeve në rastet e ndjeshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Këto përpjekje të Qeverisë në politikëbërje dhe në zbatim të legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit si dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, tashmë kanë shënuar rezultate të dukshme të cilat po reflektohen dhe evidentohen edhe në raporte kredibile ndërkombëtare.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Haxhiu falënderoi të gjitha institucionet relevante që kanë mbështetur dhe kontribuar në hartimin e këtij udhëzuesi./Arbresh.info
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...