Prezantohet Projektligji për Prishtinën në komisionin për Administratë Publike

10:35 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Prishtinën si dhe shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për RTK-në.
Nait Hasani kryesues i komisionit ka thënë se ky projektligj shumë shpejt do të dal në Kuvend pasi që sipas tij ky komision i ka kryer kushtet e duhura.

“Projektligji për Prishtinën përmban disa pika si, policia ka kërkuar të mos ketë drejtori sepse sipas tyre mund të bëhet thyerja e ligjit të Policisë, shëndetësia ka kërkuar të mos ketë licencim komuna sepse sipas tyre vetëm Ministria e Shëndetësisë ndan licenca dhe thyhet ligji. Ndërsa te tjerat janë pika administrative”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme