Grupet jo-formale të cilat përfaqësojnë katër komuna si Prizrenin, Leposavicin, Gjilanin dhe Zvecanin organizojnë tryezën me temë “Qasja në dokumente publike”.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) “Avokimi Ndëretnik për të rritur qasjen në dokumente publike në komuna”.
Tryeza organizohet me qëllim të prezantimit të të gjeturave dhe rekomandimeve nga grupet joformale në lidhje me transparencën e komunave, respektivisht zbatimin e ligjit për qasjen në dokumente publike.
Të rinjët e organizuar në kuadër të këtij projekti përveq aspektit ndër-etnik, përfaqësojnë segmente të ndryshme të shoqërisë, duke filluar nga partitë politike, organizata të shoqërisë civile si dhe aktivistë të çështjeve që kanë të bëjnë me transparencën në Komuna.
Tryeza organizohet në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, po ashtu, të ftuar në këte tryezë janë edhe përfaqësuesit e Komunave respektive, Ministria e Pushteti Lokal, deputet, si dhe perfaqësues të shoqërisë civile.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person