Prezantohen sot vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

06:58 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së zv. drejtorit të misionit të USAID-it Brian Martalus, i shoqëruar nga presidenti i Gjykatës Supreme Enver Peci, do të flasë me rastin e Prezantimit të publikimeve të përmbledhjeve të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Përmbledhjet e 144 vendimeve kyçe të GJEDN-së në fushën e të drejtave pronësore janë finalizuar dhe publikuar duke i bërë ato të disponueshme për herë të parë në gjuhën shqipe dhe atë serbe si për gjykatat ashtu edhe për institucionet tjera relevante në Kosovë.

Kjo ngjarje do të përmbajë në vehte një prezantim të përmbledhjeve të lëndëve të GJEDN-së dhe proceseve të kompilimit të tyre nga ana e njërit nga ekspertët e përfshirë në këtë proces si dhe njërit nga praktikantët që punuan në përmbledhjet e lëndëve.

Pjesmarrësve do t’u shpërndaven kopje të përmbledhjeve të lëndëve në flash disketa USB, ndërsa do të jenë në dispozicion edhe kopje të shtypura të tyre. Pas këtij evenimenti do të mbahet edhe një pritje.

Programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it është një aktivitet pesëvjeçar i cili ka për qëllim adresimin e sfidave të të drejtave pronësore në Kosovë duke zhvilluar fushata të avokimit publik për ngritje të niveli të vetëdijes dhe ndryshim të qëndrimeve lidhur me të drejtat e grave për të poseduar dhe shfrytëzuar pronën në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme